Në publikimin i raportit “Reforma në ngerç”, nga IKD, kryetari Reshani kërkon planifikim realist dhe mbështetje buxhetore për gjykatat në rastin e reformimit të tyre

Publikuar më: Maj 2026

Në publikimin i raportit “Reforma në ngerç”, nga IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED), ka publikuar raportin e monitorimit “Reforma në ngërç: Zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2025–2026 dhe Planit të Veprimit për vitin 2025”. Në këtë tryezë, ku morën pjesë akterë të lartë të sistemit të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtarë, u pasqyrua një progres i kufizuar në zbatimin e reformave si pasojë e krizave politike, mungesës së koordinimit institucional dhe mospërputhjes së strategjive me kornizën buxhetore.

Pjesë aktive e diskutimit ishte edhe Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari i saj, z. Mehdi Reshani. Gjatë fjalës së tij, z. Reshani vuri theksin te problemet akute që po e rëndojnë fazën përfundimtare të procedurës civile—atë të përmbarimit—e cila prek drejtpërdrejt zbatimin e ligjit te qytetarët.

Kryetari Reshani potencoi se mosplanifikimi i mirë i Strategjisë dhe mosndërlidhja e saj me buxhetin ka krijuar rëndesa të mëdha, duke afektuar drejtpërdrejt kapacitetet e institucioneve gjyqësore. Ai ilustroi këtë ngërç me funksionalizimin e plotë të Gjykatës Komerciale për shkak të mos planifikimit të duhur buxhetor. Për shkak të mungesës së parashikimit të duhur strategjik dhe buxhetor, kjo gjykatë gjatë ka operuar me kapacitete minimale administrative—siç është rasti i pasqyruar me angazhimin e vetëm një referenti. Kjo situatë shpesh ka shkaktuar zvarritje të vendosjes procedimit të lëndëve përmbarimore të cilat mund të ishin vendosur sipas mjeteve juridike të ushtruara, duke bërë që në disa raste lëndët e përmbarimit të presin nga dy deri në tri vite. Si pasojë, përmbaruesit shpesh detyrohen të luajnë edhe rolin e postës për marrjen e lëndëve, gjë që mbetet tërësisht e parregullt.

Në kuadër të konferencës, krerët e KGJK-së dhe KPK-së potencuan rëndësinë e monitorimit të brendshëm dhe nevojën që reformat të maten me efekte të prekshme te qytetarët e jo me statistika. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile fajësuan zhvillimet politike dhe rishikimet e parakohshme strategjike në ngecjen e raformave. Në mbyllje, palët u dakorduan për domosdoshmërinë e një koordinimi më të fuqishëm ndërinstitucional, me qëllim që dokumentet strategjike të bazohen mbi nevojat reale dhe të sigurojnë rezultate të matshme.

Fotografi nga ngjarja

Foto 1 nga ngjarja
Foto 2 nga ngjarja
Foto 3 nga ngjarja
Foto 4 nga ngjarja